Në Turqi ankimohen zgjedhjet. Partia e Erdoganit nuk pranon rezultatin në Stamboll

Evropë

Në Turqi ankimohen zgjedhjet. Partia e Erdoganit nuk pranon rezultatin në Stamboll

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:16
Stambolli

Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka vendosur ta sfidojë rezultatin tejet të ngushtë të zgjedhjeve lokale të së dielës në Stamboll.

Lajmin e përcjell “Reuters”, duke cituar gazetën turke “Hurriyet”. AKP-ja është duke e humbur kontrollin e dy qyteteve më të mëdha të Turqisë, e kjo surprizë e votimeve të përpara dy ditëve mund t’i komplikojë planet e Erdoganit për të luftuar recesionin.

Kandidati i opozitës në Stamboll, Ekrem Imamoglu, i Partisë Popullore Republikane (CHP), kryeson me rreth 25.000 vota ndaj rivalit të tij të AKP-së, ish-kryeministrit Binali Yildirim. Ky i fundit pretendon se rezultatet e 84 kutive të votimit nuk janë zbardhur ende, për shkak të pretendimeve për parregullsi.

“Do ta uroj Imamoglunë nëse fiton, – tha Yildirim, – por jo pa përfunduar i gjithë procesi i numërimit”.

Në Ankara, ndërkohë, banorët rrëfejnë pritshmëritë e tyre pas triumfit të opozitës.

“Unë besoj se Mansur Javas mund ta kthejë Ankaranë në një qytet që mund të konkurrojë me kryeqendrat botërore, sepse në këtë moment, turizmi këtu është shumë dobët. Pa turizëm, zhvillimi i Ankarasë është i pamundur”, tha Ensar Ogut, banor i kryeqytetit.

“Për shkak të atyre që kanë ndodhur në Turqi, nuk ka shumë rëndësi kush e merr këtë post. Jemi të gjithë qytetarë të këtij vendi dhe duhet ta pranojmë drejtësinë, pavarësisht çmimit me të cilin ajo vjen. Por ama, duhet të ketë drejtësi për të gjithë”, tha Fatih Oney, një tjetër banor.

Ekspertët mendojnë se humbja e Stambollit është ajo që i dhemb më shumë Erdoganit, sepse është qyteti ku u rrit dhe, një fitore atje do të ishte për të si të kishte marrë të gjithë Turqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat