Reforma në gjyqësor, BE nis një procedurë ndëshkuese ndaj Polonisë

Evropë

Reforma në gjyqësor, BE nis një procedurë ndëshkuese ndaj Polonisë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 06:17
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka marrë masa të reja kundër Polonisë në lidhje me reformat e saj të diskutueshme gjyqësore, duke thënë se një regjim i ri disiplinor për gjykatësit do të kishte efekte ngrirëse në liritë ligjore.

Në raundin më të fundit të përplasjes mes Brukselit dhe qeverisë djathtiste të Varshavës, BE tha se nën sistemin e ri, gjykatësit do të dënoheshin thjeshtë sepse bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans tha se një procedurë e re për shkelje ka nisur në lidhje me rregullat disiplinore për gjykatësit në vend.

“Qëllimi kryesor i këtij regjimi disiplinor, ashtu si edhe me pjesën tjetër të reformës gjyqësore të vendit, është që të nënshtrohen sistematikisht gjykatësit ndaj kontrollit politik të ekzekutivit”, tha Timmermans.

Polonia është në konflikt me bllokun në lidhje me reformat që qeveria e saj insiston se janë të nevojshme për të luftuar korrupsionin dhe për të ngritur një sistem gjyqësor që mbetet i shënjuar nga era komuniste.

BE ka ndërmarrë më herët një proces të paprecedent ndaj Polonisë në lidhje me kërcënimet sistematike ndaj sundimit të ligjit dhe mund të bëjë që e drejta e votës së vendit të pezullohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat