Parlamenti britanik bllokon Brexit-in pa marrëveshje, May duhet të kërkojë kohë shtesë nga BE-ja

Evropë

Parlamenti britanik bllokon Brexit-in pa marrëveshje, May duhet të kërkojë kohë shtesë nga BE-ja

Më: 4 prill 2019 Në ora: 06:19
Parlamenti britanik

Parlamenti ka miratuar një projekt-ligj që në mënyrë efektive përjashton një Brexit pa marrëveshje, duke detyruar qeverinë të kërkojë një shtyrje nga BE, të afatit të daljes, nëse nuk mund të gjejë një plan divorci deri më 12 prill.

Kalimi i projektligjit do të irritojë mbështetësit e vijës së fortë të Brexit-it në Partinë Konservatore, dhe e vendos Britaninë në kurs për një zgjatje të mëtejshme të Brexit-it, nëse May nuk mund të miratojë Marrëveshjen e saj të Tërheqjes në ditët e ardhshme.

Projekt-ligji u votua për herë të dytë sot dhe arriti të kalojë me vetëm një votë më shumë, pasi 313 ishin ata në favor dhe 312 ata kundër shtyrjes së mëtejshme të Brexit-it.

Theresa May po dështon që prej muajit Dhjetor, që të marrë miratimin në parlamentin anglez të marrëveshjes që ka negociuar me Bashkimin Europian.

Pikërisht për këtë arsye, dalja e Britanisë nga unioni u shty për më 12 prill, nga 29 marsi që ishte parashikuar me ligj, ndërsa rrezikon një tjetër shtyrje, nëse marrëveshja nuk miratohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat