Rinumërimi në Stamboll, Imamoglu 20.000 vota epërsi ndaj Erdoganit

Evropë

Rinumërimi në Stamboll, Imamoglu 20.000 vota epërsi ndaj Erdoganit

Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:35
Ekrem Imamoglu

Ekrem Imamoglu, kandidati i Partisë Republikane Popullore të opozitës (CHP) për kryebashkiakun e Stambollit, tha sot se rinumërimi i votave nga zgjedhjet lokale në qytetin më të madh të Turqisë ka përfunduar pjesërisht.

Ai ka bërë të ditur se dallimi në mes tij dhe Binaly Yildirim, nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e presidentit Recep Tayyip Erdogan është rreth 20.000 vota.

Imamoglu tha se rinumërimi përfundoi në 9-10 rrethe administrative të Stambollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat