Zhbogar i kundërpërgjigjet ambasadorit të Rusisë në BE

Evropë

Zhbogar i kundërpërgjigjet ambasadorit të Rusisë në BE

Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Ambasadori i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vlladimir Çizov tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do ta destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në.

Sipas tij, ndryshimi i emrit të Maqedonisë është bërë në mënyrë jo kushtetuese dhe në kundërshtim me rezultatet e referendumit të 30 shtatorit.

“Ne kuptojmë se e gjithë puna me Marrëveshjen e Prespës është bërë që të mundësohet bashkim më i shpejtë i Maqedonisë në NATO. Për ne pasqyra është mjaft e qartë: vendi për veshi të tërhiqet në Aleancë. Kjo ka ndikim negativ ndaj sigurisë evropiane dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit”, theksoi Vlladimir Çizov, Ambasador i Rusisë në BE

Por ndryshe mendon ambasadori i BE-së në Shkup. Samuel Zhbogar u kundërpërgjigj se Maqedonia e Veriut është vend më i sigurt me politikat aktuale, pasi ka përmirësuar marrëdhëniet me të gjithë shtetet me të cilët ka pasur konteste në të kaluarën.

“Shteti që dikur kishte armiq anë e mbanë vetes tani ka lidhur miqësi me të gjithë. Shteti që para dy vitesh ishte çrregulluar tani ka një demokraci funksionale, parlament funksional me opozitë të përfshirë në proceset reformuese. Ne shohim një progres të rëndësishëm, gjithmonë mund të bëhet më shumë”, u shpreh Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së në Maqedoninë e Veriut

Ekspert i sigurisë Nikolla Dujovski tha se me radhitjen e vendit në strukturat euro-atlantike, do të rritet stabiliteti i Maqedonisë së Veriut, rajonit por edhe Evropës.

“Zgjerimi i NATO-s me Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk paraqet rrezik për sigurinë, përkundrazi do të thotë stabilitet shtesë për të gjithë rajonin, për shtetin tonë. Me anëtarësimin tonë në NATO do të plotësohet një proces i gjatë i cili do të u mundësojë edhe shteteve anëtare në NATO edhe atyre rajonale të koncentrohen në çështje të tjera”, tha Nikolla Dujovski, dekan i Fakulteti të Sigurisë

Këto qëndrime u thanë gjatë ligjëratës së shefit të diplomacisë së BE-së, Samuel Zhbogar në Fakultetin e Sigurisë në Shkup ku u trajtua procesi euro-integrues i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat