Siguria në agjendën e takimeve të G-7 në Francë

Evropë

Siguria në agjendën e takimeve të G-7 në Francë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 10:15
Samiti G7

Sfidat e sigurisë në botë janë në krye të axhendës së ministrave të jashtëm dhe të brendshëm të Grupit të shtatë vendeve që po grumbullohen në Francë, transmeton AP.

Ministrat e brendshëm do të përqëndrohen të premten në tema të ndryshme , në krimin e mjedisit, duke përfshirë shpyllëzimin e pamatur, trafikimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e tokave dhe kafshëve të egra.

Më pas ata do të përcaktojnë zotimet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore në një konferencë shtypi.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm do të nisin takimin e tyre dy ditor në vendpushimin Atlantik të Dinard. Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së Mike Pompeo dhe Sekretari i Sigurisë së Atdheut, Kirstjen Nielsen qëndruan në shtëpi për shkak të detyrave të brendshme. Uashingtoni u dërgoi zyrtarë të nivelit më të ulët.

Përveç Shteteve të Bashkuara, G-7 përfshin Francën, Kanadanë, Japoninë, Gjermaninë, Italinë dhe U.K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat