Ankimoi zgjedhjet, Erdogan: E drejtë e jona

Evropë

Ankimoi zgjedhjet, Erdogan: E drejtë e jona

Më: 5 prill 2019 Në ora: 23:01
Recep Tayyip Erdogan

Zgjedhjet lokale në Turqi kanë përfunduar dhe tashmë vendimi mbi epilogun e tyre është në duart e komisionit shtetëror, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

"Nëse rezultatet e këshillave zgjedhore nuk korrespondojnë me tonat, atëherë Këshilli i Lartë Zgjedhor për ne do të jetë fjala e fundit", deklaroi Erdogan.

"Është e drejtë e jonë t’i ankimojmë", shtoi më tej presidenti turk, duke iu referuar ankesave të dërguara nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e cila kërkon rinumërim në Stamboll dhe në Ankara. 

Anadolu Agency raportoi se Erdogan ka paralajmëruar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian që të mos përfshihen në punët e brendshme të Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat