Policia franceze përdor teknologjinë për të luftuar emigracionin

Evropë

Policia franceze përdor teknologjinë për të luftuar emigracionin

Më: 6 prill 2019 Në ora: 06:22
Ilustrim

Teknologjia për të luftuar emigracionin. Kjo është gjetja më e fundit e forcave franceze të policisë, në rajonin verior të Pa de kale-së që ka filluar tani të përdorë dronët dhe helikopterët për të ndaluar kalimet e paligjshme të kanalit nga ana e emigrantëve që shpresojnë të arrijnë në brigjet e Britanisë së Madhe, në bordin e barkave të vogla.

“Ndihma e ofruar nga këta dronë që po prezantojmë sot, është e pamasë. Mund të mbulojmë 1 km dhe të shohim thuajse të gjitha dunat, pa qenë të detyruar të çajmë përmes tyre dhe duhet të shkojmë personalisht atje vetëm nëse zbulojmë diçka. Kjo na kursen kohë, gjë që çon në performancë më të mirë dhe i lejon oficerët të përqendrohen tek puna e tyre”, tha koloneli Malhet Bertin.

Që nga fillimi i këtij viti në fakt numri i emigrantëve që kalojnë në Britaninë e Madhe ka shënuar një rënie të ndjeshme. Sipas policisë, janë regjistruar vetëm 23 raste në tre muajt e parë të 2019.

Kalimi i kanalit me barka të vogla është në fakt një rrugë që është përdorur kryesisht nga emigrantë iranianë dhe irakianë dhe që përbën një rrezik të madh.

Trafiku në kanal, rrymat nënujore, era dhe temperatura e ujit e bëjnë kalimin e tij shumë të vështirë dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat