Ja vendet me numrin më të lartë të aksidenteve në BE

Evropë

Ja vendet me numrin më të lartë të aksidenteve në BE

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:44
Ilustrim

Rrugët në Bashkimin Evropian po bëhen më të sigurta çdo vit, por ka ende punë për t’u bërë në mënyrë që të parandalohen viktimat.

Numri më i madh i aksidenteve sipas shifrave të Komisioni Evropian regjistrohet në Rumani dhe Bullgari, ndërsa pasojnë Letonia dhe Kroacia.

Ndërkohë që vendet me rrugët më të sigurta janë Britania e Madhe, Danimarka dhe Irlanda.

Në vitin 2018, në 28 vendet anëtare të BE-së kanë humbur jetën 25,100 persona në aksidente rrugore.

Megjithatë, këto evente tragjike, po ndodhin pak më rrallë në krahasim me më parë.

Komisioni Evropian ka vënë si objektiv që përgjysmojë numrin e vdekjeve në aksidente rrugore deri në 2020, objektiv ky vështirë i arritshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat