Opozita në Varshavë paralajmëron një “Polexit”

Evropë

Opozita në Varshavë paralajmëron një “Polexit”

Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:20
Ilustrim

Një koalicion i partive të opozitës polake nisi zyrtarisht sot fushatën për zgjedhjet evropiane duke paralajmëruar për rrezikun e një largimi të Polonisë nga BE-ja të nxitur nga partia konservatore dhe euroskeptike në pushtet, Ligj dhe Drejtësi (PiS).

“Ose një Poloni e fortë, e begatë, demokratike në një Evropë të fortë, ose atë që kemi sot, një parti-shtet drejt largimit nga Bashkimi Evropian”, deklaroi Grzegorz Schetyna, lideri i Platformës Qytetare, më e madhja nga pesë grupimet e opozitës që përbëjnë Koalicionin Evropian (KE).

Qeveria e PiS-së nxiti tensione me Bashkimin Evropian me një seri reformash gjyqësore të interpretuara nga Brukseli si një kërcënim për pavarësinë e gjyqësorit, Shtetin e së drejtës dhe në fund të fundit demokracinë.

Varshava i është rikthyer disa dispozitave, por opozita vijon t’i druhet mundësisë se sprova e forcës mes qeverisë konservatore dhe BE-së mund të çojë në një “Polexit”.

Polakët janë masivisht pro-evropianë, pasi anëtarësimi në Bashkimin Evropian solli miliarda euro subvencione për ekonominë e këtij ish-shteti të bllokut socialist, përcjell Atsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat