Deputetja kroate: Bllokimi i Serbisë është interesi kombëtar kroat

Evropë

Deputetja kroate: Bllokimi i Serbisë është interesi kombëtar kroat

Nga: F. B. Më: 7 prill 2019 Në ora: 18:16
Flamuri kroat dhe serb

Platforma politike e sovranëve kroat ka prezantuar listën për zgjedhje në parlamentin evropian, ndërsa në krye të listës është Ruzha Tomashiç, shkruan “B92” një shkrim nga “Hina”, transmeton “Bota sot” .

Ajo është deputete euro-parlamentare dhe njihet për qëndrimet kundër serbe dhe beson se lista që ajo kryeson do fitoj dy mandate në votimet në fund të majit

Sipas “Hina”, Tomashiç ka theksuar se themelet e sovranistëve kroat janë dashuria ndaj krijuesit, ndaj atdheut dhe njeriut.

Platforma politike e sovranëve kroat mbledh rreth vetës disa subjekte politike dhe disa shoqata joqeveritare, ndërkohë që synim kanë “ruajtjen e vlerave tradicionale të kulturës kroate të bazuara në institucionin e familjes".

Kjo platformë po ashtu angazhohet për kontroll të kufirit, ku shteti do vendos kush dhe në çfarë kushte ndokush mund të hyj në Kroaci.

"Do të angazhohemi për Evropën si bashkësi të shteteve sovrane anëtare, dhe kundër BE qendrore, federale dhe mbi-kombëtare, për çka angazhohen subjektet tjera pjesëmarrëse” thotë ajo duke shtuar se lëvizja e tyre angazhohet për “bllokim të Serbisë në BE, përderisa ajo nuk paguan dëmshpërblim për agresionin serbo-çetnik në Kroaci dhe derisa nuk e pranon atë agresion".

Këtë qëndrim e mbështet edhe deputeti Hrvoje Zekanoviç që theksoi se “Kroacia nuk shfrytëzon mundësinë që si anëtare e BE-së të bllokoj Serbinë në bisedimet e bashkëngjitjes duke përkujtuar se interesi kombëtar kroat duhet të jetë në rend të parë.

"Serbia nuk duhet lejohet të hyj në BE përderisa nuk zgjidh çështjet e hapura me Kroacinë", ka thënë Zekanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat