‘Zarfi’ që po trondit Malin e Zi: Protesta kundër Gjukanovicit në Podgoricë

Evropë

‘Zarfi’ që po trondit Malin e Zi: Protesta kundër Gjukanovicit në Podgoricë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 18:59
Pamje nga protesta

Gjithçka filloi me një video të postuar në mediat sociale, shkruan Associates Press: një regjistrim sekret i vitit 2016, që duket se tregonte një oligark të njohur vendas duke i dhënë një zarf me para një bashkëpunëtori të Milo Gjukanoviçit, liderit të Malit të Zi.

Biznesmeni i njohur, Dushko Knezeviç, ish-mik e Gjukanoviçit, e publikoi videon në fund të vitit të kaluar si hakmarrje ndaj akuzave të ngritura kundër tij për pastrim parash, të cilat e detyruan të largohej drejt Londrës për t’iu shmangur ndjekjes penale.

Ai bëri publike edhe një sërë dokumentesh që akuzonin presidentin dhe partinë e tij në pushtet për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim të detyrës. Ajo që tani njihet si çështja “Zarfi”, ka shkaktuar protesta të shumta në Malin e Zi, ku tubuesit kerkojnë dorëheqjen e Gjukanoviçit, që ka rreth 30 vjet në pushtet.

Demonstratat anti-qeveritare në Mal të Zi vijnë ndërkohë që protesta të ngjashme po mbahen edhe në Serbinë dhe Shqipërinë fqinje, ku demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësve që ata i akuzojnë për sundim autokratik dhe korrupsion, pavarësisht premtimeve të tyre se do t’i çojnë këto vende në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat