Salvini punon për bashkimin e Partive Populiste të Europës, në prag të zgjedhjeve të majit - Bota Sot
Salvini punon për bashkimin e Partive Populiste të Europës, në prag të zgjedhjeve të majit

Evropë

Salvini punon për bashkimin e Partive Populiste të Europës, në prag të zgjedhjeve të majit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 07:52
Matteo Salvini

AFD-ja gjermane dhe partitë e tjera populiste të djathta duan të krijojnë një front të bashkuar në Parlamentin e ri Europian dhe  “Lega nord” e Matteo Salvinit është mjaft aktive në këtë drejtim.

“Në kohën kur Europa Veriore është e zënë me Brexit-in, në jug ziejnë emocionet”, thotë analisti Kay Alexander Scholtz.

Italia po përjeton sipas tij një hov të madh populist, e dëshmia e fundit ishin 500 populistët e djathtë të rinj që u mblodhën atje nga gjashtë vende perëndimore, mes tyre edhe “Lega Giovani”, organizata rinore e partisë mëmë, “Lega”.

Lega 30 vjeçare kërkon të startojë fuqishëm në zgjedhjet europiane në maj, dhe shanset sipas Scholtz, nuk janë të këqija: sipas sondazheve, partia e Matteo Salvinit del forca kryesore.

Por ministri i Brendshëm i Italisë nuk kënaqet me kaq dhe po organizon prej muajsh përpjekjet për bashkimin e populistëve të djathtë në Europë. Deri më tani populistët e djathtë në Parlamentin Europian përfaqësoheshin nga tre grupime parlamentare, EKR, ANF dhe EFDD, të cilat nuk patën një bashkëpunim të suksesshëm mes tyre, pasojë ndoshta e mospërputhjeve në përmbajtje, ose një moskomunikimi të mirë.

Por tani para zgjedhjeve europiane të muajit maj po përvijohet qartë synimi për krijimin e një grupi të vetëm të madh të ri.

Sipas raportimeve në media deri në 20 parti e grupime do të bashkohen në një “Aleancë të Popujve e Kombeve Europianë” e në kuadër të kësaj nisme, Salvini planifikon edhe një tur zgjedhor nëpër Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...