Europianët në dilemë përballë një shtyrje të gjatë të Brexit

Evropë

Europianët në dilemë përballë një shtyrje të gjatë të Brexit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Shtetet europiane shqetësohen për efektet anësore për BE-në nga skenari i një shtyrje të gjatë të Brexit, por pavarësisht ngurrimit të Parisit, pjesa më e madhe shfaqen të gatshëm për t’a pranuar një fakt të tillë për të shmangur mundësinë e një divorci të dhunshëm.

Londra kërkon zyrtarisht vetëm një shtyrje deri në 30 qershor nga data fatale, e përcaktuar tashmë më 12 prill.

BE-ja e ka kundërshtuar ndërkohë këtë opsion gjatë samitit në mars dhe të 27 duket se kanë humbur shpresën për një zgjidhje të shpejtë të krizës politike britanike.

Aty ku ideja e re e vendosur në tryezë nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk për t’i lënë kohë Londrës, mundësinë e një shtyrje të gjatë deri në një vit, që mund të shkurtohet në çdo moment në rast të hapjes së dritës jeshile nga ana e deputetëve britanikë ndaj traktit të tërheqjes.

”Ky është një qëndrim i Tusk, jo një propozim i Këshillit Europian, organi që bën bashkë liderët e të 27’’, komentoi një diplomat europian në lidhje me iniciativën e Tusk, që me sa duket i ka gjetur të papërgatitur kryeqytetet europiane. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat