Lufta kundër ndotjes së ajrit, Londra vendos taksë për veturat e vjetra

Evropë

Lufta kundër ndotjes së ajrit, Londra vendos taksë për veturat e vjetra

Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Drejtuesit e makinave të vjetra dhe atyre që krijojnë më shumë ndotje do t’u duhet të paguajnë për të hyrë në qendër të Londrës.

Përmes një lëvizjeje të tillë, krerët e sistemit të Transportit në kryeqytetin britanik shpresojnë të reduktohet numri i automjeteve që ndotin më shumë ajrin e Londrës, nisur nga fakti që kjo pagesë do të prekë rreth 40 mijë makina.

Drejtuesve të automjeteve të vjetra do t’iu duhet të paguajnë tani një taksë prej gati 15 eurosh për të hyrë në qendër.

Ata që nuk e paguajnë shumën e kërkuar do të marrin një gjobë edhe më të rëndë, megjithatë shkelja e parë do të kalohet vetëm me një letër paralajmërimi.

Zona e emetimit të ulët pritet të zgjerohet deri në 2021 edhe në pjesët veriore dhe atë jugore të qytetit. Sipas përllogaritjeve, kjo skemë fillestare do ta reduktojë ndotjen e ajrit 45 për qind brenda dy vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat