Japonia hap në Slloveni fabrikën e robotëve industrialë

Evropë

Japonia hap në Slloveni fabrikën e robotëve industrialë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Sot, pas dy vjetësh ndërtimi, një fabrikë e robotëve industrialë të kompanisë japoneze Jaskava, prodhuesi më i madh botëror i robotëve industrial, u hap në qytetin slloven Koçevje.

Hubert Kosler, kreu i kompanisë së sapoformuar të Yaskawa Europe Robotics, tha se fabrika e re në Slloveni do të plotësojë kapacitetin prodhues të kompanisë në Japoni dhe Kinë, dhe do të mbulojë 80% të kërkesës evropiane për robotët e saj industrial të tipit Rotoman.

Në fabrikën e Koçevje, rreth 50 ekspertë janë punësuar deri tani, ndërsa planifikohen të punësohen 150 punëtorë deri 2023, dhe do të prodhojë 10,000 robotë në vit.

Investimi ka vlerë rreth 25 milionë euro, nga të cilat 5.6 milionë përmes subvencioneve shtetërore janë siguruar nga Sllovenia. Deri më tani ky është investimi më i madh japonez në Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat