Mësuesi largohet nga shkolla pasi nuk dinte të shkruante e të lexonte

Evropë

Mësuesi largohet nga shkolla pasi nuk dinte të shkruante e të lexonte

Më: 8 prill 2019 Në ora: 23:57
Londër

Profesori i një shkolle të  mesme në Londër largohet nga puna pasi nuk dinte të lexonte dhe të shkruante.

Faisal Ahmedit iu dha drita e gjelbër nga programi trajnues me mësues elitar TeachFirst pavarësisht “vështirësive të tmerrshme në të shkruar” dhe problemeve me lexim dhe kuptim të “testeve të shkruara”.

Veç disa ditë pasi kishte fituar punën në shkollën katolike të St.Thomas More në veri të Londrës, ai ishte thirrur nga drejtori i shkollës dhe ishte përjashtuar, raporton The Sun, përcjellë Periskopi.

Z.Ahmed vuan nga dispraksia [është një gjendje që afekton koordinimin fizik e që shkakton pamundësi për të mësuar mirë]. Ai i kishte thënë drejtorit Mark Roëland se nuk mund të shkruante “për më shumë se disa minuta” sepse gjendja e tij i shkaktonte shumë dhimbje.

Teach First rekruton të diplomuarit më të mirë që dërgohen nëpër shkolla derisa studiojnë për të marrë kualifikim prej mësimdhënësi, me organizatën që merr miliona nga donatorët.

Skandali doli kur z.Ahmed, në të 30-at, e paditi shkollën për diskriminim pasi u tërbua kur u përjashtua nga shkolla.

Nga ajo që zbulon The Sun del se z.Ahmed e humbi betejën gjyqësore dhe apelin për skandalin e vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat