Rreth 1 muaj nga zgjedhjet në Parlamentin Europian, qeveritë kryesore të vendeve anëtarë të BE-së, janë në alarm maksimal për një rrezik të përbashkët, “fake news”.
Në Francë, partia e presidentit Emmanuel Macron, “La République en marche” kërcënohet fort nga rritja e frymës euro-skeptike të Frontit Nacional të Marine Le Pen. Sondazhet flasin për një garë të ashpër, çka ka detyruar partinë në pushtet të mobilizohet prej muajsh në një fushatë “anti fake-news”. Dhjetëra persona janë angazhuar në paralajmërimin e opinionit në rrjetet sociale dhe mediave për informacionet e rreme.
Të njëjtin hap e ka ndërmarrë edhe vetë Komisioni Europian përmes ngritjes së ekipeve të parandalimit të dezinformimit.
Sfida madhore e europianëve mbetet bllokimi i informacioneve të rreme që pritet të destabilizojnë fushatën zgjedhore, përballë një Europe të përçarë nga rrymat populiste gjithnjë në rritje dhe me Britaninë e Madhe me një këmbë jashtë Bashkimit Europian.