May dhe Merkel për tërheqjen e pastër të Britanisë nga BE

Evropë

May dhe Merkel për tërheqjen e pastër të Britanisë nga BE

Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:33
Theresa May dhe Angela Merkel

Kryeministrja britanike Theresa May dhe kancelaria gjermane Angela Merkel ranë dakord sot në Berlin se është e nevojshme të sigurohet një dalje e pastër britanike nga Bashkimi Evropian, sipas Dawning Street 10.

AP raporton se May dhe Merkel përfunduan një takim në Berlin më herët sot, pa i zbuluar shtypit ndonjë hollësi të bisedës.

Takimi, i cili zgjati rreth një orë e gjysmë, u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të May për të arritur marrëveshje me partnerët e Bashkimit Evropian për vazhdimin e mëtejshëm të Brexit.

Një zëdhënëse e kryeministres britanike tha më parë se do të kërkojë zgjatjen e afatit për tërheqjen e Britanisë nga BE, me qëllim që të sigurojë mbështetjen e Parlamentit për planin e saj për Brexit në bisedimet me partinë opozitare laburiste.

Theresa May do të takohet më vonë në Paris sot me presidentin francez Emmanuel Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat