Hahn: Ballkani në BE, objektiv i përbashkët në të dyja anët e Atlantikut

Evropë

Hahn: Ballkani në BE, objektiv i përbashkët në të dyja anët e Atlantikut

Më: 10 prill 2019 Në ora: 18:33
Johaness Hahn

Komisionari Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe negociatave të Zgjerimit Johaness Hahn, tha gjatë një vizite në Këshillin Atlantik në Uashington, se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është qëllim i përbashkët i të dy anëve të Atlantikut.

"Qëllimi ynë i përbashkët në të dyja anët e Atlantikut është stabilizimi i rajonit dhe futja e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Është në interesin tonë personal gjeopolitik", tha Hahn gjatë ditës së dytë të vizitës në Uashington, ku ai foli në Këshillin e Atlantikut në lidhje me strategjinë për Ballkanin Perëndimor.

Komisionari evropian paralajmëroi se kredibiliteti i BE është në rrezik.

"Duhet të jemi shumë të vendosur, por të ndershëm, dhe të japim njohjen ku dhe kur është e nevojshme. Mos përmbajtja ndaj detyrimeve do të thotë humbje e fuqisë", tha Hahn.

Hahn ishte në kryeqytetin e SHBA-së, ku u takua me partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar në lidhje me spektrin e gjerë të çështjeve, përfshirë Ballkanin Perëndimor, politikën evropiane të fqinjësisë dhe përballjet me sfidat globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat