Kryeministrja britanike Theresa May ka shprehur sonte gatishmërinë e saj para liderëve tët BE-së se ajo do të pranojë shtyrjen e Brexit, por me kusht që kjo të jetë afatshkurtër.
Reuters transmeton se paraqitja e Theresa May në samitin e Brukselit ishte "më e fortë se zakonisht".
Fjalimi i May drejtuar udhëheqësve të 27 anëtarëve të BE-së zgjati pak më shumë se një orë, pas së cilës i la ata të merrnin një vendim për kohëzgjatjen e shtyrjes së Brexit dhe nëse do të vendosnin kushte të reja për Londrën në këtë drejtim.
Zyrtarët e BE gjithashtu i thanë Reuters se në prezantimin e Theresa May kishte shumë sqarime më të sakta dhe se pas kësaj, krerët e BE-së ende "kanë shumë pyetje".
Krerët e BE në Bruksel në një samit të jashtëzakonshëm po debatojnë për shtyrjen e serishme të daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.