Ish-Papa fajëson revolucionin e vitit 1960 për abuzimet seksuale

Evropë

Ish-Papa fajëson revolucionin e vitit 1960 për abuzimet seksuale

Më: 11 prill 2019 Në ora: 17:58
Ish-Papa Benedikti

Ish-kreu i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI, ka publikuar një letër në të cilën fajëson për abuzimet seksuale të klerikëve, “lirinë e përgjithshme seksuale” të vitit 1960.

Ai thotë në letër se “revolucioni seksual” i vitit 1960 kishte shkaktuar homoseksualitetin në udhëheqjen katolike.

Ish-Papa thotë se pedofilia nuk ka qenë "akute" deri në fund të viteve 80-ta dhe u shkaktua nga “mungesa e Zotit” te njerëzit.

Letra me 5.500 fjalë u botua në revistën katolike gjermane Klerusblatt.

Në pjesën e parë, ish-Papa e quan periudhën e vitit 1960 si një kohë kur "standardet e mëparshme në lidhje me seksualitetin u shembën tërësisht".

Më pas, letra shqyrton se si revolucioni seksual preku priftërinjtë, duke krijuar "klika homoseksuale" në seminare.

Letra përfundon me zgjidhjen që "ne edhe një herë fillojmë të jetojmë nga Perëndia".

Në vitin 2013, ish-Papa Benedikti dha dorëheqjen që shënoi rastin e parë në Kishën Katolike, pas pothuajse 600 vjetësh.

Ai falënderoi pasardhësin e tij, Papa Françeskun, "për çdo gjë që ai bën për të na treguar përsëri dhe përsëri, dritën e Perëndisë, e cila nuk është zhdukur, madje as sot".

Papa Françesku tha në një letër të botuar në vitin 2018 se Kisha "nuk veproi në kohën e duhur" për çështjen e abuzimit seksual të fëmijëve dhe "nuk tregoi kujdes për të vegjlit, duke i braktisur ata", transmeton BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat