May: Brexit, detyrë kombëtare

Evropë

May: Brexit, detyrë kombëtare

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:48
Kryeministrja, Theresa May

Kryeministrja, Theresa May i bën thirrje Dhomës së Komuneve që të përdorë zgjatjen e Brexit të dhënë dje në mbrëmje nga BE-ja për të reflektuar gjatë pushimeve të Pashkëve dhe të gjejë rrugën për të miratuar në kohë të shkurtër një marrëveshje për ndarjen nga blloku evropian.

Kryeministrja konservatore konfirmon angazhimin për të dialoguar me laburistët, duke insistuar se “të ndihmosh Brexit është një detyrë kombëtare”.

Ajo u shpreh gjithashtu e frustruar për këtë shtyrje, ndonëse theksoi se bëhet fjalë për një shtyrje fleksibël, me mundësinë për të mos marrë pjesë në zgjedhjet evropiane nëse ratifikohet një marrëveshje deri më 22 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat