Italia thotë se ndërhyrja ushtarake në Libi “nuk është zgjidhje” - Bota Sot
Italia thotë se ndërhyrja ushtarake në Libi “nuk është zgjidhje”

Evropë

Italia thotë se ndërhyrja ushtarake në Libi “nuk është zgjidhje”

Më: 13 prill 2019 Në ora: 13:40
Giuseppe Conte

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka thënë se çdo ndërhyrje ushtarake e ndonjë vendi të huaj në Libi, nuk mund të zgjidhë konfliktin në këtë vend, duke paralajmëruar se një gjë e tillë do të nxiste një eksod të refugjatëve në Mesdhe.

Forcat libiane, të udhëhequra nga Khalifa Haftar po përparojnë drejt kryeqytetit, Tripoli, por forcat besnike të kryeministrit Fayez al-Serraj, qeveria e së cilit njihet nga vendet perëndimore, deri më tani ka arritur që të parandalojë hyrjen e tyre në kryeqytet, raporton Reuters.

“Operacioni ushtarak nuk mund të jetë zgjidhja”, ka thënë për të përditshmen italiane Il Fatto Quotidiano, kryeministri italian, Giuseppe Conte.

Ai ka thënë se bisedimet, ku do të përfshiheshin të gjitha palët, duhet të mbahen, me qëllim që luftimet të ndalen.

Italia, që është një lojtare e madhe në sektorin e naftës në Libi, ka mbështetur qeverinë e Serraj.

Kryeministri Conte u shpreh se një intervenim i mundshëm ushtarak, do të detyronte shumë libianë që të largoheshin përmes Detit Mesdhe për në Evropë.

“Ka rrezik serioz për një krizë humanitare”, ka thënl kryeministri italian.

Qeveria aktuale italiane vazhdimisht ka kritikuar intervenimin e NATO-s në Libi më 2011, që çoi në rrëzimin nga pushteti të Muammar Gaddafit, duke thënë se kjo krijoi pasiguri dhe kaos në Libi dhe nuk bëri asgjë për të sjellë paqe në këtë vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...