Jelekëverdhët përsëri në protestë, përleshen me policinë në Tuluzë

Evropë

Jelekëverdhët përsëri në protestë, përleshen me policinë në Tuluzë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 20:04
Foto

Në Toulouse të shtunën presidenti Emmanuel Macron përgatit një seri njoftimesh të politikave që synonin shuarjen e 22 javëve të njëpasnjëshme të protestave, shkruan AFP.

Policia në qytetin jugperëndimor francez gjuajti me gaz lotsjellës dhe arrestoi disa njerëz pasi qindra demonstrues filluan të hedhin objekte, duke djegur kazanë plehrash dhe duke u përpjekur të hyjnë në zona ku protestat ishin ndaluar.

Rreth 2,000 protestues u mblodhën në Allee Jean Jaures, një rrugë të gjerë në qendër të qytetit.

Grupet e aktivisteve kishin thënë në mediat sociale se Toulouse do të ishte fokusi për raundin e 22-të të demonstratave, duke nxitur kryetarin e bashkisë Jean-Claude Moudenc të shpreh shqetësim përpara protestave të së shtunës.

Marshimet në Paris dhe vende të tjera ishin kryesisht paqësore deri në fillim të pasdites, por protestat vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Macronin. Ai është zotuar të shpallë një sërë masash që synojnë lehtësimin e pakënaqësisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat