Kalon shumë kohë në web, italianja 61 vjeçare e bën për spital të dashurin

Evropë

Kalon shumë kohë në web, italianja 61 vjeçare e bën për spital të dashurin

Më: 14 prill 2019 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Kalonte shumë kohë në internet gjatë natës dhe për këtë arsye, e dashura e ka rrahur aq keq, sa e detyroi burrin të kërkonte ndërhyrjen e karabinierëve.

Ngjarja ndodhi në Vergato, provincë e Bolonjas në Itali.

Gruaja 61 vjeçare u arrestua, ndërsa ‘viktima’ u dërgua në spital për t’u mjekuar nga plagët e marra në fytyrë.

Për t’i shpëtuar zemërimit të të dashurës së tij dhe për të mos  marrë grushta të tjera, burri u mbyll në banjo dhe pikërisht nga aty e kanë gjetur edhe karabinierët, të cilët mbërritën në shtëpinë e çiftit.

Vetëm policët arritën të neutralizojnë zemërimin e gruas, e cila po përpiqej madje të shqyente derën, duke përdorur për këtë mobiljen e televizorit.

Kur karabinierët mbërritën në mbrëmje në banesën e çiftit, burri ishte plagosur në fytyrë, ndërsa gruaja kishte për qëllim të vazhdonte rrahjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat