Rezultatet preliminare në Finlandë: Udhëheq Partia Socialdemokrate

Evropë

Rezultatet preliminare në Finlandë: Udhëheq Partia Socialdemokrate

Më: 14 prill 2019 Në ora: 20:43
Finlandë

Sipas rezultateve të para, Partia socialdemokrate e krahut të majtë finlandeze fitoi 18.9% të votave në zgjedhjet parlamentare në Finlandë, ndërsa partia kombëtare e koalicionit fitoi 17.2%.

AP transmeton se bëhet fjalë për votat e qytetarëve që kishin mundësi të votojnë më herët, rreth 1.5 milion prej tyre, përkatësisht 36 për qind prej numrit të përgjithshëm të votuesve.

Zyrtarët thanë se kanë mbetur të numërohen edhe rreth 300 mijë vota të qytetarëve, derisa gjatë natës do të arrijnë rezultatet e plota.

Vendvotimet ishin hapur në ora 9.00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në ora 17.00 sipas kohës lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat