Zjarrfikësit mund të mos jenë në gjendje të shpëtojnë Katedralen Notre Dame

Evropë

Zjarrfikësit mund të mos jenë në gjendje të shpëtojnë Katedralen Notre Dame

Më: 15 prill 2019 Në ora: 23:04
Katedralja Notre Dame

Ministri i Brendshëm i Francës Christopher Castaner, ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse autoritetet e menaxhimit të krizave do ta shpëtojnë Notre-Damin, thuhet në një raport të AFP.

Kjo deklaratë është e përafërt me atë të Shërbimit të Menaxhimit të Zjarreve në Francë, disa minuta para deklaratës së ministrit.

Shërbimi për Menaxhimin e Zjarreve në Francë ka njoftuar publikun se “nuk janë të sigurt nëse mund të ndalet zjarri”.

Ende nuk dihen arsyet e fillimit të zjarrit, por mendohet se zjarri ka filluar si pasojë e neglizhencës gjatë ri-konstruktimit të tempullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat