Lajm i keq nga Parisi: Katedralja Notre Dame mund te mos shpëtojë dot

Evropë

Lajm i keq nga Parisi: Katedralja Notre Dame mund te mos shpëtojë dot

Më: 15 prill 2019 Në ora: 23:32
Notre Dame

Ministria e Brendshme franceze ka dhënë një lajm të keq.

Katedralja Notre Dame mund të mos shpëtohet dot, pavarësisht se vazhdojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë zjarrin nën kontroll.

Zjarri shpërtheu në Notre Dame në qendër të Parisit në orën 7 pasdite, sipas policisë kombëtare.

Pamja e tymit mund të shihet nga maja e katedrales mesjetare, meqë flaka dilte pranë dy kullave të saj zile.

Shërbimet franceze të zjarrit thanë se nuk janë “të sigurt” nëse zjarri mund të ndalet, sipas AFP.

Si maja ashtu dhe kulmi i katedrales tani janë shembur.

Filmimet nga vendi i ngjarjes treguan flakë brenda një prej dy kullave të ndërtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat