Tusk fton 28 vendet e BE-së të kontribuojnë në rindërtimin e Notre Dame

Evropë

Tusk fton 28 vendet e BE-së të kontribuojnë në rindërtimin e Notre Dame

Më: 16 prill 2019 Në ora: 11:19
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka ftuar 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që të kontribuojnë financiarisht në rindërtimin e katedrales së Notre Dame.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se solidarizohet më popullin francez dhe shprehur besimin se katedralja do të rindërtohet.

"Dua të ngushëlloj dhe të solidarizohem me kombin francez, gjithashtu edhe si qytetar i Gdanskut, 90% i shkatërruar dhe i djegur, që u rindërtua më vonë. Ju gjithashtu do e rindërtoni katedralen tuaj. Nga Strasburgu, kryeqyteti francez i BE-së, u bëj thirrje të gjitha 28 shteteve të marrin pjesë në këtë detyrë", shkroi Tusk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat