Shuhet plotësisht zjarri në katedralen Notre-Dame

Evropë

Shuhet plotësisht zjarri në katedralen Notre-Dame

Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Flakët që nisën pasditen e së hënës, rrëzuan çatinë dhe majën e katedrales.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do ta rindërtojë monumentin, i cili konsiderohet "shpirt i popullit francez".

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, tha se do të mbajë një konferencë donatorësh për rindërtimin e katedrales.

Policia tha se shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por Departamenti i Zjarreve tha se ai mund të jetë "potencialisht i lidhur" me punët e renovimeve në ndërtesë.

Udhëheqësit botërorë shprehën keqardhje dhe solidaritet me popullin francez.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ndërtesa e shekullit 12 është "simbol i Francës dhe i kulturës sonë evropiane".

"Është aq e tmerrshme të shihet zjarri masiv në katedralen Notre-Dame", tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat