“Heroi” i “Notre Damit”, ja çfarë bëri ky prift derisa katedralja ishte përfshirë nga zjarri

Evropë

“Heroi” i “Notre Damit”, ja çfarë bëri ky prift derisa katedralja ishte përfshirë nga zjarri

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:54
At Fournier

Një humbje e madhe për kulturën dhe historinë Botërore mund të quhet djegia e katedrales së “Notre Dame” mbrëmjen e djeshme në Paris.

Zjarrëfikësit u përpoqën të shuanin zjarrin, por në fund e humbën luftën me flakët. Personazh i ngjarjes së djeshme u bë At Fournier, i cili është edhe pjesë e zjarrëfikësve.

Ky i fundit vrapoi mes flakëve për të shpëtuar disa objekte të çmuara. Zjarrëfikësit u lidhën dorë për dorë duke formuar një litar, ndërsa At Fournier u fut brenda dhe arriti të shpëtonte kurorën e gjembave, tunikën e Shën Luisit dhe shumë objekte të tjera me vlerë.

Kryebashkiakia e Parisit, Ana Hidalgo tha se objektet tashmë janë vendosur në një vend të sigurtë.

Kurora prej gjembash është përdorur në kryqëzimin e Jezu Krishtit. Ajo është sjellë nga mbreti francez Louis IX në Katedrale më 1238 dhe është e punuar në ar.
 

Image

Tunika e Shën Luisit është veshja që ka pasur mbreti Louis, kur solli në Katedrale kurorën me gjemba.

Pa u djegur shpëtuan edhe dritaret e trëndafilta, që janë një nga objektet më të veçanta të arkitekturës gotike. Tre dritaret e mëdha zbukurojnë fasadat në veri, jug dhe perëndim.

Organoja madhështore është një objekt tjetër që shpëtoi nga djegia. Ajo ka gati 8000 tuba dhe datojnë në vitet 1700. Instrumenti është rivendosur në vitin 2013, me çdo tub të pastruar.

Këmbana e madhe e quajtur Emmanuel, e vendosur në kullën jugore në vitin 1685 dhe peshon mbi 23 ton, shpëtoi gjithashtu nga zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat