Dy qytete hungareze i kthejnë Parisit ndihmën e vitit 1879, për Notrë Dam

Evropë

Dy qytete hungareze i kthejnë Parisit ndihmën e vitit 1879, për Notrë Dam

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:59
Notrë Dam

Shkatërrimi i Notrë Dam në Paris ka bërë që dy qytete në Hungari me lidhje historike me Parisin të ofrojnë ndihma për rindërtimin e katedrales.

Szeged, në jugperëndim dhe Szekesfehervar në qendër të Hungarisë kanë deklaruar se secila do të japë nga 10 000 euro.

Kryebashkiaku i Szeged, Laszlo Botka shpjegoi këtë gjest duke kujtuar se Parisi ka ndihmuar në rindërtimin e qytetit të tij pas një përmbytje katastrofike të vitit 1879. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat