Bundestagu dënon AfD-në për donacione të paligjshme

Evropë

Bundestagu dënon AfD-në për donacione të paligjshme

Më: 16 prill 2019 Në ora: 19:37
AfD tha se ka në plan të sfidojë vendimin në gjykatë dhe e konsideron vendimin e Bundestagut "politikisht të motivuar"

Parlamenti gjerman ka dënuar partinë ekstreme të krahut të djathtë AFD Alternativa për Gjermaninë, me më shumë se 400.000 euro për pranimin e donacioneve të paligjshme gjatë fushatës zgjedhore.

Bundestagu tha në një deklaratë se dy zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë marrë reklama pa pagesë nga kompania për marrëdhënie me publikun me bazë në Zvicër përpara zgjedhjeve rajonale në vitin 2016 dhe 2017, raporton AP.

Zyrtarët e Parlamentit deklaruan se Jerg Mojten dhe Guido Rail, të cilët janë në udhëheqje të AfD-së dhe kandidatë për Parlamentin Evropian, nuk është dashur të pranojnë reklama të tilla për shkak se firma PR Goal AG nuk u rendit si një donator në atë kohë.

AfD tha se ka në plan të sfidojë vendimin në gjykatë dhe e konsideron vendimin e Bundestagut "politikisht të motivuar".

Alternativa për Gjermaninë mund të përballet me gjobat shtesë për donacione nga Zvicra, të cilat i ka marrë një nga udhëheqësit e partisë Alice Weidel gjatë vitit 2017, sipas agjencisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat