30 vetë merren në pyetje në lidhje me zjarrin në Notre Dame

Evropë

30 vetë merren në pyetje në lidhje me zjarrin në Notre Dame

Më: 16 prill 2019 Në ora: 20:17
Notre Dame

Një zyrtar i gjykatës së Parisit tha se hetuesit morën në pyetje rreth 30 vetë pas një zjarri që shpërtheu në katedralen Notre Dame në Paris.

Ai tha se shumica e tyre ishin të punësuar në renovimin e monumenteve, transmeton KosovaPress.

Një zyrtar, i cili deshi të mbetej anonim për shkak të zhvillimit të hetimeve, tha se alarmet mbi zjarrin ishin lëshuar dy herë dje.

“Për herë të parë, disa njerëz, përfshirë një zjarrfikës kujdestar, shkuan për të verifikuar çatinë dhe nuk panë asgjë. Kur alarmi ra për herë të dytë ishte tepër vonë, pasi zjarri ishte shumë i fortë”, tha zyrtari.

Ai tha se midis 40 dhe 50 hetues janë duke punuar në zbardhjen e rastit, por nuk u lejuan të hyjnë në ndërtesë për arsye sigurie.

Konstruksioni i katedrales së Notre Dame po mbahet mirë pas zjarrit, por ka pjesë të paqëndrueshme brenda, njofton Qeveria franceze.

Siç kanë thënë zyrtarët, është e nevojshme të kalojnë 48 orë për të qenë në gjendje të sigurt të konkludohet se situata është e qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat