Kreu i Eurogrupit: Gjermania të rritë shpenzimet, Italia të mbajë premtimet buxhetore

Evropë

Kreu i Eurogrupit: Gjermania të rritë shpenzimet, Italia të mbajë premtimet buxhetore

Më: 17 prill 2019 Në ora: 06:52
Mario Centeno

Gjermania duhet të përdorë lirinë e saj fiskale për të ndihmuar në nxitjen e një rimëkëmbje ekonomike, veçanërisht në sektorin e prodhimit, tha të martën Mario Centeno, kreu i ministrave të Financave të Eurozonës.

Italia duhet të mbajë premtimet e saj buxhetore, por Gjermania mund të vendosë disa nga tepricat e saj masive të buxhetit, për të nxitur rritjen ekonomike, tha ai për një audiencë në Londër.

“Sigurisht që është koha për ekzekutimin dhe shpërndarjen e buxhetit në Itali. Ne duhet të shohim disa oferta atje. Në Gjermani është koha të përdorim liri veprimi për të nxitur një rimëkëmbje në veçanti të sektorit të prodhimit”, tha ai.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi qëndrueshmërinë e një Aseti të Sigurisë Evropiane, ai tha: “Po ne duhet të zhvillojmë një pasuri të tillë. Nuk është me të vërtetë sot në agjendë, por shpresoj që në të ardhmen ne do të jemi në gjendje ta ngejmë në atë nivel. Është çështje shumë politike”, shtoi ai.

Termi “aset i sigurt” i referohet idesë së lëshimit të instrumenteve financiare të mbështetura nga vendet e Eurozonës, si një mënyrë për të çuar përpara integrimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat