Rritet çmimi i birrës në Gjermani

Evropë

Rritet çmimi i birrës në Gjermani

Më: 18 prill 2019 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Zyra e Statistikave Federale në Gjermani ka publikuar lajmin mbi rritjen e çmimit të birrës në Gjermani. Por gjithsesi çmimi nuk pritet që t’i ndalë gjermanët për të konsumuar atë.

Çmimi i birrës në nivel nacional u rrit për 3.5%, thuhet në të dhënat e Zyrës së Statistikave Federale.

Birra Pilsner dhe birra e zezë patën rritjen më të madhe të çmimit, me 3.8%.

Gjermania e zë vendin e 15të në botë për konsumimin e birrës. Bullgaria e zë vendin e parë, e ndjekur nga Republika Çeke, Hungaria dhe Meksika.

Gjithsesi, kompanitë gjermane të birrës nuk dhanë shenja të ndaljes së prodhimit të birrës. Në gjithë vendin, prodhohen rreth 8.7 miliardë litra birrë, me një rritje për 2.2% në krahasim me vitin 2017.

Shumica e birrës së prodhuar në Gjermani shitet brenda vendit. Ndërsa shumicën e eksporteve të birrës, Gjermania e bën në Itali, Kinë dhe Holandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat