DASH: Holanda, vend tranziti për kokainën dhe vendburim i drogave sintetike - Bota Sot
DASH: Holanda, vend tranziti për kokainën dhe vendburim i drogave sintetike

Evropë

DASH: Holanda, vend tranziti për kokainën dhe vendburim i drogave sintetike

Më: 18 prill 2019 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Holandën e konsideron këtë vend si “një vend të rëndësishëm tranziti për drogën e paligjshme, sidomos kokainën që hyn në Portin e Roterdamit”.

“Holanda është një vend i rëndësishëm tranziti për drogën e paligjshme, sidomos kokainën që hyn në Portin e Roterdamit. Holanda gjithashtu mbetet një vendburim i rëndësishëm i drogave sintetike, kryesisht MDMA (ekstazi), e destinuar për tregje ndërkombëtare. Vëllimi i trafikimit të drogave sintetike përmes internetit në vend është rritur ndjeshëm”, thotë raporti i DASH-it.

Më tej, raporti thekson: “Një studim i policisë vlerësoi se të ardhurat totale të prodhimit të drogës sintetike në Holandë në vitin 2017 ishin afër 20 miliardë euro. Prodhuesit e drogës sintetike konsiderohen të jenë burim i llojeve të ndryshme të krimit, duke përfshirë korrupsionin e qeverisë lokale, veçanërisht në jug të Holandës. Qeveria prioritizoi luftën kundër grupeve të organizuara kriminale që merren me drogë”.

“Porti i Roterdamit është një qendër evropiane e importit për kokainë nga Amerika e Jugut. Në 2017 (viti më i fundit për të cilin të dhënat janë në dispozicion), autoritetet kapën 5.3 tonë kokainë në portin e Roterdamit. Megjithatë, për shkak të rritjes së përpjekjeve nga autoritetet, bandat holandeze të kontrabandës së drogës gjithnjë e më shumë po përdorin portin e Antverpit si një pikë-hyrjeje. Ka pasur incidente të mashtrimit dhe korrupsionit brenda autoritetit të portit dhe bizneseve të lidhura”, shton më tej ky raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...