Turqia me propozim të ri për të tejkaluar përçarjen me SHBA-në - Bota Sot
Turqia me propozim të ri për të tejkaluar përçarjen me SHBA-në

Evropë

Turqia me propozim të ri për të tejkaluar përçarjen me SHBA-në

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:05
Mevlut Cavusoglu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk janë përgjigjur ndaj një propozimi të Turqisë që të formohet një komitet teknik i cili do të merrej me mosmarrëveshjet mes dy vendeve për sistemin raketor rus.

Ankaraja po planifikon blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore, mirëpo SHBA-ja po e kundërshton këtë duke thënë se ai paraqet rrezik për fluturimet e aeroplanëve amerikan ushtarak F-35 të cilët ishin planifikuar të dërgoheshin në Turqi.

Ministri Cavusoglu tha se komiteti do të shqyrtonte kërcënimet e mundshme të sigurisë që sistemi rus do të paraqiste për programin e fluturimit të aeroplanëve ushtarak F-35.

Vendimi i Turqisë për të blerë sistemin e avancuar rus ka thelluar një përçarje midis aleatëve të NATO-s. Zyrtarët e SHBA-së kanë paralajmëruar për pasojat nëse realizohet blerja ndërsa zyrtarët turq thonë se marrëveshja nuk mund të anulohet.

Duke folur në një konferencë për media me homologët e tij polakë dhe rumunë të premten, Mevlut Cavusoglu tha se Turqia po kujdeset maksimalisht për të siguruar që sistemi rus S-400 është nën kontrollin e plotë turk.

Më 9 prill udhëheqësit e dy komiteteve të Senatit amerikan, atij për Marrëdhëniet me Jashtë dhe tjetrit për Shërbime të Armatosura, paralajmëruan Turqinë se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse vazhdon planet e saja për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...