Vendoset statuja e parë e Aleksandrit të Madh

Evropë

Vendoset statuja e parë e Aleksandrit të Madh

Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:06
Aleksandrit të Madh

Athina vendosi sot statujën e parë të Aleksandrit të Madh, një projekt që daton nga vitet ’90, por që prej kohësh kishte nxitur debate në kompleksitetin e politikës dhe kryesisht të burokracisë.

Kjo statujë, rreth 3,50 metra e lartë e Aleksandrit në moshë të re, në bronz, u vendos në një shëtitore në qendër të Athinës, përballë një statuje të lordit Bajron.

Sipas bashkisë, statuja u përfundua në 1972 dhe u ble nga shteti në 1992, në një moment kur ndjenjat nacionaliste ishin kryesisht të acaruara përballë pretendimit të emrit ”Maqedoni” nga Shkupi, që sapo kishte shpallur pavarësinë.

Kryetari i bashkisë së Athinës, Jorgos Kaminis theksoi në lidhje me këtë fakt se ky vendim nuk kishte asnjë lidhje me mosmarrëveshjen për emrin e ish-Maqedonisë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat