Ministri francez: Vështirësitë me Italianë kanë kaluar

Evropë

Ministri francez: Vështirësitë me Italianë kanë kaluar

Më: 19 prill 2019 Në ora: 18:37
Pamje nga takimi

Kemi kalur një periudhë të vështirë në marrëdhëniet me Italinë, por tani këto vështirësi janë tejkaluar, deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian gjatë një konference për shtyp me homologun e tij italian, Enzo Moavero Milanesi në Romë.

“Kemi pasur një periudhë pak të vështirë në marrëdhëniet me Italinë, por sot, këto vështirësi janë tejkaluar, në fund të fundit nuk kemi reshtuar asnjëherë së biseduari”, tha ministri francez nga selia e Ministrisë italianë të Punëve të Jashtme.

“Mes nesh ka besim, dua të përdor këtë term. Ne shihemi shpesh në Bruksel, kemi një raport shumë të ngushtë dhe retë që ndodheshin në qiejt tanë nuk janë më”, theksoi Le Drian. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat