Apostolakis: Ta shfrytëzojmë Marrëveshjen e Prespës për të pasur rezultat më të mirë të mundshëm

Evropë

Apostolakis: Ta shfrytëzojmë Marrëveshjen e Prespës për të pasur rezultat më të mirë të mundshëm

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:21
Evangelos Apostolakis

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, është e shkëlqyer, kemi dy opsione ose do të vazhdojmë të luftojmë kundër ose do ta shfrytëzojmë për të pasur rezultat më të mirë të mundshëm, thotë ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Evangelos Apostolakis, në një intervistë për televizionin grek “Open”, duke theksuar se ai e mbështet opsionin e dytë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

I pyetur për temat lidhur me gjuhën dhe nacionalitetin, të cilat shkaktuan reagime në Greqi, Apostolakis thotë se “ato probleme janë më të vogla se ato që zgjidhen” me marrëveshjen dhe shton se “ekzistojnë mënyra që më tej të mos krijohen probleme”.

“Mendoj se të gjithë ne duhet ta marrim parasysh këtë marrëveshje të nënshkruar. Kemi dy opsione. ose të vazhdojmë të luftojmë kundër dhe ta helmojmë popullin me brengosje të tilla të ndryshme ose ta shfrytëzojmë dhe të kemi rezultat sa më të mirë të mundshëm. Mendimi im është opsioni i dytë”, theksoi ministri i Mbrojtjes i Greqisë.

Evangelos Apostolakis shton se Marrëveshja e Prespës është “model që duhet seriozisht të merret parasysh” me rezultat të shkëlqyer.

“(Është i përkryer) sepse zgjidhen disa probleme dhe hapen disa perspektiva. Së pari në çështjet për bashkëpunim mbrojtës në të cilat unë jam i involvuar. Prej atje ku ka pasur brengosje nga një vend fqinj, tani kemi bashkëpunim të shkëlqyer, perspektivë për t’u ndihmuar, të bëjmë çfarë do aktivitete që të përgatiten për integrimin e tyre në NATO. I hapim shkollat tona për edukimin e tyre akademik, fillon të ekzistojë besimi midis njerëzve nga dy vendet dhe e njëjta ndodh edhe në ekonomi”, thotë Apostolakis në një intervistë për TV “Open”.

Lidhur me atë nëse Marrëveshja e Prespës mund të funksionojë edhe në marrëdhëniet greko-turke, ministri i Mbrojtjes thotë se “çka do qoftë efektive, mund të shfrytëzohet si model”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat