Thyhet rekordi 70-vjeçar i temperaturave të larta në Britani - Bota Sot
Thyhet rekordi 70-vjeçar i temperaturave të larta në Britani

Evropë

Thyhet rekordi 70-vjeçar i temperaturave të larta në Britani

Më: 21 prill 2019 Në ora: 09:50
Ilustrim

Britanikët e përjetuan ditën më të ngrohtë të këtij viti të shtunën, me ç’rast u regjistrua fundjava më e nxehtë e pashkëve në 70 vjetët e fundit pasi temperatura arriti në 25.5 gradë.

Pritet që temperaturat në Britaninë e Madhe të rriten edhe më tutje dhe të shkojnë në 27 gradë deri të hënën. Kjo do të ishte temperaturë më e lartë se ato që po mbretërojnë aktualisht në pjesën tjetër të Evropës, në Algjeri dhe Marok.

Rekordi për fundjavën më të nxehtë të pashkëve në Britani të Madhe ishte regjistruar në vitin 1949, kur temperatura në pjesën veriore të Londrës kishte shkuar në 29.4 gradë.

Banorët e Londrës po e shijojnë motin me diell. “Është mrekulli kur moti është i tillë, po shkoj t’i shikoj fëmijët duke vrapuar”, tha Niamh Collins, djemtë e së cilës po luanin me pushkë lodra, të cilat i kishin mbushur me ujë.

Marco Petagna, zëdhënës i Zyrës së Meteorologjisë, tha se e diela dhe e hëna mund të shënojnë rekorde të temperaturave të larta për këtë periudhë të vitit. “Në vitin 2011 e kemi regjistruar temperaturën 25.3 gradë, por ka mundësi që gjatë dy ditëve të ardhshme të kemi temperatura më të larta”, tha ai.

Për shkak të temperaturave të larta, shërbimi i zjarrfikësve ka raportuar se në pjesën jugore të vendit janë duke luftuar me dy zjarre në natyrë, shkruan “The Guardian”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...