Zgjedhjet evropiane, Salvini “bashkon forcat” me Le Pen - Bota Sot
Zgjedhjet evropiane, Salvini “bashkon forcat” me Le Pen

Evropë

Zgjedhjet evropiane, Salvini “bashkon forcat” me Le Pen

Më: 22 prill 2019 Në ora: 00:35
Zgjedhjet evropiane

Euroskeptikët po bashkojnë forcat përpara zgjedhjeve europiane, e aleancës së nisur nga ministri i brendshëm Italian Matteo Salvini, të cilës i është bashkuar së fundi dhe kryetarja e frontit Nacional francez, Marine Le Pen.

Salvini i dërgoi falenderimet e tij për këtë lëvizje Le Penit, e të njëjtën gjë bëri edhe Jörg Meuthen, kreu i partisë gjermane, Alternativa për Gjermaninë, i cili përshëndeti miqtë francezë në Parlamentin Europian.

Aktualisht populistët e djathtë janë mjaft të përçarë në nivel europian dhe kreu i Lega Nord po përpiqet t’i bashkojë në një grup të ri në
Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të majit për ta forcuar kështu maksimalisht ndikimin e tyre.

Salvini dhe Meuthen e ngritën në këmbë këtë aleancë para pak ditësh në Romë.

Iniciatorët e aleancës e përcaktojnë atë si “patriotike” dhe “liberale”. Pjesë e saj janë bërë edhe partia populiste austriake, FPÖ, partia “Finlandezët”, partia Daneze Popullore dhe populistë të djathtë nga Estonia.

Jörg Meuthen është kandidati kryesor i partisë gjermane, AfD për zgjedhjet europiane.

AfD, thotë DW, e quan të nevojshme daljen e Gjermanisë nga BE, nëse “idetë për reforma themelore në sistemin e tanishëm të BE nuk do të realizohen në një kohë të përshtatshme”. /Tch

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...