Kështu u festuan Pashkët në Paris

Evropë

Kështu u festuan Pashkët në Paris

Më: 22 prill 2019 Në ora: 07:47
Pashkët në Paris

Arqipeshkvi i Parisit dhe besimtarë katolikë francezë dhe nga vende të tjera u bashkuan në lutje dhe falenderime për zjarrfikësit që shpëtuan nga shkatërrimi Katedralen Notre Dame të Parisit. 

Zjarri i së martës detyroi besimtarët të braktisin festimet tradicionale në katedralen e famshme. Një ceremoni me rastin e Pashkëve sot u zhvillua në Kishën madhështore Saint-Eustache në bregun e djathtë të lumit Senë.

Arqipeshkvi Michel Aupetit falenderoi zyrtarët bashkiakë për mbështetjen për komunitetin katolik pas zjarrit si dhe zjarrfikësit që luftuan me flakët. Ai falenderoi edhe priftin Jean-Marc Fournier, i cili shpëtoi dhe nxori nga katedralja objektin më të vyer për katolikët, një kupë me përmbajtje që simbolizojnë trupin e Krishtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat