E dhimbshme: Sulmet në Sri Lanka shkatërruan këtë familje britaneze

Evropë

E dhimbshme: Sulmet në Sri Lanka shkatërruan këtë familje britaneze

Nga: Bota sot Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:46
Familja Nicholson

Një nënë britaneze dhe djali i saj britanez ishin duke ngrënë mëngjes në një hotel me pesë yje dhe mbetën të vrarë në mesin e 290 personave nga tetë bombardimet terroriste në Sri Lanka, të cilat synonin kisha dhe turistë të dielën e Pashkëve.

Alex Nicholson 11 vjeqar dhe nëna e tij Anita, 42 vjeqare u vranë në katin e dytë të hotelit Shangri Li në Colombo rreth orës 8.30, përcjell Bota sot.

Image

Ata ishin në një festë familjare. Babai i Alexit, Ben Nicholson mbijetoj shpërthimin, por vendnodhsja e vajzës së vogël ende nuk dihet.

Z. Nicholson nuk besohet të ketë pësuar lëndime të rrezikshme dhe është parë në zyrën mjekësore me veshin e lënduar, dhe thuhet se është krejtësisht i lënduar.

Image

Familja jetonte në Singapor, ku z. Nicholson kishte punuar në BP më parë, përpara se të bashkohej me kompaninë minerare Anglo-Amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat