30 vjet burg për vrasësin e gazetares bullgare

Evropë

30 vjet burg për vrasësin e gazetares bullgare

Më: 22 prill 2019 Në ora: 20:01
Victoria Marinova

Gjykata bullgare e dënoi Severin Krasmirov me 30 vjet burg për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares televizive Victoria Marinova.

Trupi i Marinova u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar në lumin Danub në qytetin  Ruse, në veri të Bullgarisë.

Krasmirov, 21-vjeçar, u shfaq sot nën masa të forta sigurie dhe pranga në sallën e gjyqit, ku ai u deklarua fajtor dhe kërkoi shpalljen më të shpejtë të aktgjykimit.

Hetuesit përfunduan se Krasimirov vetë kreu krimin

Krasimirov u arrestua në Gjermani, ku u arratis dhe u dërgua në Bullgari, një javë pas vrasjes.

Duke pranuar fajësinë, Krasimirov evitoi burgimin e përjetshëm.

Ai ka mundësi të paraqesë ankesë kundër aktgjykimit brenda 15 ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat