Pasagjerët tmerrohen në avion, makthi përfundon pas 4 orësh fluturim

Evropë

Pasagjerët tmerrohen në avion, makthi përfundon pas 4 orësh fluturim

Më: 25 prill 2019 Në ora: 10:16
Foto

Pasagjerët e një avioni u tmerruan kur një doktor në gjendje të dehur tentoi që të hapte daljen e emergjencës së avionit, teksa ishte në fluturim. Ata u përpoqën që ta ndalonin me forcë, duke e lidhur për 4 orë, deri sa avioni u ul i sigurt në aeroporti.

Anestezisti rus Vadim Bondar shkaktoi terror në avionin ‘Aeroflot’ nga Bangkoku në Moskë dhe u bë “jashtëzakonisht agresiv”, sipas medies lokale. Linja ajrore tha se 43-vjeçari kishte pirë rum në fluturimin 10 orësh,  përpara se të bëhej tapë dhe i dhunshëm.

“Kur u përpoq të hapte derën, një udhëtar norvegjez tentoi që ta bllokonte, përpara se rusët t’i vinin në ndihmë”, thuhet në mediet lokale. Pasagjerët treguan se mjeku bërtiti kur e lidhën në një vend për katër orë, përpara se avioni të ulej  në mënyrë të sigurt në Moskë.

Një pasagjer tha: -“Ai kishte dy shishe alkool me vete  dhe në një moment u përpoq  të hapte daljen e emergjencës.” Ekuipazhi dhe udhëtarët e tjerë u përpoqën ta qetësonin, por ai vazhdonte të bërtiste. Mjeku është arrestuar  nga policia në Moskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat