150 minuta para gazetarëve, Macron premton ulje taksash dhe kërkon që francezët të punojnë më shumë

Evropë

150 minuta para gazetarëve, Macron premton ulje taksash dhe kërkon që francezët të punojnë më shumë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 00:30
Emmanuel Macron

Në konferencën e parë të rëndësishme për shtyp, gjatë presidencës së tij, Emmanuel Macron u zotua të ulë taksat dhe tha se francezët do të duhej të punonin më gjatë, duke theksuar reagimin e tij ndaj disa muajve të protestave antiqeveritare, që e kanë tronditur autoritetin e tij.

Duke folur në një sallë të stolisur në Pallatin Elysee, ulur pas një tavoline të bardhë me flamurin trengjyrësh francez dhe flamuj të Bashkimit Evropian, Macron iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për gati dy orë e gjysmë.

Ai kërkoi falje, jo për herë të parë, për gjuhën e tij ndonjëherë të mprehtë dhe komentet e prera, të cilat i kanë veshur atij një reputacion prej arroganti dhe kanë kontribuar në një rënie të thellë në vlerësimet e tij të popullaritetit, të cilat po tregojnë disa shenja përmirësimi javët e fundit.

Pothuajse dy vjet në mandatin e tij pesëvjeçar dhe pas një turneu kombëtar të dëgjimit, ngjarja kryesore e kohës ishte edhe përpjekja e Macron për të shuar gati gjashtë muaj protesta të “jelekverdhëve”, që kanë shkaktuar trazira javore në vend.

Një propozim i parë i masave ekonomike të paraqitura dhjetorin e kaluar dhe me vlerë rreth 10 miliardë euro, nuk arriti të qetësojë zemërimin midis punonjësve me të ardhura të ulëta dhe bëri që vendimi i Macron të hapë një “debat të madh” me qytetarët.

Presidenti 41-vjeçar, një ish-bankier i investimeve dhe ministër i ekonomisë, tha se donte një ulje të ndjeshme në taksat mbi të ardhurat, duke theksuar se kjo masë do të kushtojë rreth 5 miliardë euro dhe do financohet nga boshllëqet e disa kompanive.

Uljet e taksave vijnë pasi Franca po përpiqet të mbajë deficitin e saj buxhetor nën kontroll, ndërsa në të njëjtën kohë, po shpreson që t’i shpëtojë reputacionit si vendi më i taksuar në botë. Shifrat nga OECD tregojnë se “taksa-marrja” e Francës është e barabartë me 54 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

Së bashku me lehtësimin e taksave, Macron tha se shpenzimet qeveritare do të ishin maksimale dhe se francezët do të duhej të punonin më gjatë për të paguar kontribute sociale, një njoftim që nuk ka gjasa të jetë popullor, në një komb të njohur për javën e punës prej 35 orësh.

“Ne duhet të punojmë më shumë, e kam thënë më parë”, tha Macron. “Franca punon shumë më pak sesa fqinjët e saj. Ne duhet të kemi një debat të vërtetë për këtë”, shtoi ai.

Duke ofruar disa detaje mbi propozimet e tij, ai përjashtoi që njerëzit të punonin më gjatë në javë ose të ulnin numrin e festave zyrtare, dhe ai tha se nuk ishte në favor të zgjatjes së moshës së pensionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat