Britania dhe Kina bien dakord për raundin e ardhshëm të bisedimeve ekonomike

Evropë

Britania dhe Kina bien dakord për raundin e ardhshëm të bisedimeve ekonomike

Më: 26 prill 2019 Në ora: 06:22
Philip Hammond

Britania dhe Kina do të mbajnë raundin e ardhshëm të Dialogut Ekonomik dhe Financiar (EFD) mes tyre, në mes të qershorit, në Londër, tha ministri i financave Philip Hammond të enjten, pas disa muajsh raporte se bisedimet ishin vonuar prej tensionit diplomatik.

EFD është përdorur në të kaluarën për të njoftuar bashkëpunim më të ngushtë në iniciativat tregtare dhe bankare, si dhe për të nënshkruar kontrata tregtare.

Megjithatë, marrëdhëniet midis Londrës dhe Pekinit janë tensionuar vitet e fundit, sidomos pasi një anije lufte britanike lundronte pranë ishujve të pretenduara nga Kina gushtin e kaluar.

Bisedimet e EFD u bënë dakord gjatë vizitës së Hammondit në Pekin për të folur në një samit të përkrahur nga Presidenti Xi Jinping, i cili parashikon rindërtimin e Rrugës së Vogël të Mëndafshit, për të lidhur Kinën me Azinë dhe më gjerë, me investime të gjera infrastrukturore.

“Duke thelluar bashkëpunimin tonë në shërbimet financiare, tregtinë dhe investimet me partnerët ndërkombëtarë, ne mund të sigurojmë të ardhmen britanike”, tha Hammond në një deklaratë.

Në këtë dritë, Britania do të shohë marrëveshjen e bisedimeve potencialisht fitimprurëse si një sukses dhe një hap më afër rindërtimit të lidhjeve të ngushta të cilat i ka pasur më parë gjatë dekadës, kur ministri i atëhershëm i financave, Xhorxh Osborne, ndërhyri me sukses për investimet kineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat